Trepça parapërgatitje për derbin me Llamkosin


Trepça dhe Prishtina takohen të mërkurën (nesër-25 shtator) në kuadër të javës së VII (16:00)



Prishtinë, 24 shtator – Prishtinën të dielën e pret derbi i madh tifozerik, por tani edhe derbi kampional përshkak se vushtrriasit tani më kanë mbetur skuadra e vetme e pamposhtur dhe mban pozitën e dytë tabelore.

Por, njëherë Prishtina e ka testin në “Riza Lushta” të Mitrovicës me rivalët jetësor të Trepçës. Dikur dy skuadrat kryesore në vend, sot ndodhen në pozita krejtësisht të ndryshme në tabelën e klasifikimit, plus skuadra e ‘xehetarëve’ akoma ndeshjet nuk është duke i zhvilluar ndeshjet në stadiumin e saj “Adem Jashari”.

Java VII e Raiffeisen Superligës

Trepça – Prishtina

Stadiumi “Riza Lushta” Mitrovicë

E mërkurë, 25 shtator, ora 16:00

 

Tovërlani garanton lojë të hapur për fitore

“Udhëtojmë të gatshëm dhe të përgatitur për lojë të hapur dhe kur e them këtë d.m.th. shkojmë për fitore. E dimë që Trepça është në pozitë të palakmueshme, por është problem i tyre, megjithëse akoma është herët. Nuk është ndeshje vendimtare, por është ndeshje e rëndësishme për të dy palët dhe ai që është më i mirë le të fitoj takimin”,  ka deklaruar para takimit, kryetrajneri Afrim Tovërlani.

Në pyetjen e gazetarit të “Bota Sot”, se sa do t’ia dal Prishtina në një përballje ku tereni është i ‘nxehtë’ dhe presioni i madh dhe ku zakonisht Prishtinës në “Riza Lushta” i mungojnë rezultatet pozitive, Tovërlani deklaroi se do të tentojnë t’ bëjnë të dyjat duke ia lënë kohën 90-minutëshit.

“Trepça ka individ të mirë dhe futbollistë më përvojë, si nga loja ashtu edhe nga ndërprerjet e lira, që dinë në momente të caktuara të gjinden, por saktësisht se kush do të mund të na rrezikonte nga ndërprerjet nuk e di”, u përgjigj ‘Toki’ në pyetjen e radhës të gazetarit Kemajl Goca i cili vazhdoi edhe me një pyetje, se përse Prishtina nuk po fiton më bindshëm, se ku qëndron problemi, te mosha e re e sulmuesve apo ku qëndron arsyeja, në çka Tovërlani u përgjigj:

“Edhe ne jemi  mësuar ta shohim të fortë ‘Bota Sot’ dhe kur i ka pasur ‘bosat’ e fortë e ka dominuar tregun në mediume”, duke vazhduar tutje: Neve na kanë shkuar shumë futbollistë, sikurse edhe sulmues kështu që na duhet kohë deri sa të ardhurit të adaptohen, por edhe tjerët të adaptohen me ta”, ka mbyllur ‘Toki’.   

 

Mushicën do të kënaqte vetëm fitorja

“Çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk na kish kënaq. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje, edhe pse prej ndeshjes së kaluar nuk janë as dy-tre ditë. Mirëpo, neve s’na interesojnë edhe aq rrethanat në të cilat kalon kundërshtari dhe pozitën në të cilën gjenden. Jemi të vetëdijshëm se përballemi me kundërshtar që dominojnë me përvojën e tyre dhe që e njohin mirë Superligën. Besoj që në atë fushë (“Riza Lushta”) do të kalojmë mirë”, ka theksuar para ndeshjes gardiani i portës së Prishtinës, Kushtrim Mushica.

 

Mungesat:

Liridon Latifi – i lënduar

Berat Ahmeti – i ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë U-19



Statistikat:

 

Nga tre takimet e edicionit të fundit, Prishtina me Trepçën kanë nga një fitore në shtëpi me rezultat identik 2:1 dhe ndeshja e tretë në “Riza Lushta” kishte përfunduar pa gola 0:0.

Në Prishtinë kishte shënuar dy herë Bërbatovci ndërsa për mysafirët Erdin Hashani. Skuadrës i kishte prirë Ejup Mehmeti, kurse mitrovicasve Shefqet Kurti. Në Mitrovicë kanë shënuar Shkupolli dhe Babaj për vendasit, ndërsa Latifi për mysafirët. Skuadrave i kanë prirë trajnerët aktual, Fidaim Haxhiu dhe Afrim Tovërlani.

Prishtina dhe Trepça janë dy skuadrat më të suksesshme kosovare.

Ish-Rudari i Stan Tërgut ka qenë skuadra e parë kosovare në ish-Ligën e dytë federative dhe pas fuzionimit ky epitet i kishte mbetur Trepçës. Trepça po ashtu ka luajtur në Finale të Kupës së Jugosllavisë dhe ishte skuadra e parë kosovare që ishte inkuadruar në Ligën e parë federative, megjithëse vetëm një vit kishte qëndruar, ndërsa Prishtina pesë vite.

Trepça ka dy tituj kampioni pas mëvetësimit të futbollit kosovar në vitin 1991. Ka fituar në edicionin 1992/93 dhe 2009/10, ndërsa Prishtina ka 10 tituj kampioni.

Trepça, megjithatë kishte pësuar krizë të madhe viteve 90-ta. Nuk ia kishte dal të inkuadrohej në Superligën e Kosovës pas unifikimit të Ligës në edicionin 1996/97. Që nga ajo kohë, skuadra e dytë më e madhe në vend, dhe rivali i përjetshëm i Prishtinës, ishte përpëlitur në një rang më të ulët garash deri në edicionin 2006/07, kur më në fund ishte rikthyer, ndërsa më 2009/10 kishte fituar edhe titullin e dytë.

 

Prishtina dhe Trepça, pas luftës, më saktësisht nga edicioni 2005/06 janë takuar në 18 ndeshje kampionale. Si rrallë ndonjë skuadër tjetër, në fushën e saj, nga 9 përballje asnjëherë s’ka pësuar nga kryeqytetasit duke fituar 3 takime dhe 6 herë duke barazuar me goldallim pozitiv 8:3.

Ndërsa në Prishtinë, bardhekaltrit kanë 6 fitore, 2 barazime dhe 1 fitore e Trepçës me golaverazh 15:7. Bilanci i përgjithshëm është mjaft i ngushtë, me 6 fitore të Prishtinës, 4 të Trepçës dhe 8 barazime me goldallim 18:15 për Prishtinën.

Prishtinën dhe Trepçën në 18 përballjet i kanë udhëhequr 13 trajner, Prishtinën 7 dhe Trepçën 6. Tek Prishtina në më shumë se dy takime i kanë prirë, Ramiz Krasniqi 6 ndeshje (3 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime) dhe Afrim Tovërlani 6 ndeshje (2 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime).

Ndërsa më shumë se 3 takime tek “xehetarët”, kanë Fidaim Haxhiu 6 (2 fitore, 3 barazime e 1 humbje), Nazmi Rama 5 (4 barazime e 1 humbje) dhe Gani Sejdiu 4 takime (2 fitore e 2 barazime).

Tek Prishtina, 4 futbollist kanë shënuar më shumë se 2 gola, A. Kozhani, M. Mazrekaj, F. Bërbatovci, dhe prin zëvendëskapiteni, Azem Ahmeti me 3 gola.

Te “xehetarët”, tre futbollist kanë shënuar më shumë se dy gola, B. Kaçiu sikurse edhe  3 gola, V. Shkupolli dhe ish-futbollisti i Prishtinës, Sheremet Jusufi 3.

Këto dy skuadra kanë nga 4 rezultate të njëjta dhe në vetëm tre takime nga njëherë është mbyllur rezultati ndryshe. Rezultati 0:0 (4 ndeshje në Mitrovicë dhe 1 në Prishtinë) dhe 2:1 (Trepça 3 herë ka fituar, dy herë në Mitrovicë e një në Prishtinë – Prishtina dy herë si vendase) është mbyllur nga katër herë.

Tre herë kanë luajtur nga 1:1 (2 ndeshje në Mitrovicë dhe 1 në Prishtinë) dhe 1:0 (Trepça 1 herë në Mitrovicë ka fituar dhe Prishtina 2 herë në fushën e saj).

Tre rezultatet tjera janë njëkohësisht edhe tre fitoret më të larta. 4:1 e 3:1 për Prishtinën në Prishtinë dhe 3:0 për Trepçën në “Adem Jashari”.

Përveç këtyre tre takimeve, asnjëherë nuk ka pasur fitore me të thellë se me 1 gol epërsi.

Ndeshjet kampionale pas lufte, 2006-2013:

2006/07:

Trepça – Prishtina 1:1 (0:1)

Golat: Alessane Ba 65’ – Emin Baliqi 33’

Trajnerë: Nazmi Rama – Kujtim Shala

 

Prishtina – Trepça 1:1 (1:1)

Golat: Enis Fetahu 38’ – Sheremet Jusufi 11’

Trajnerë: Kujtim Shala – Nazmi Rama

 

. . .

 

2007/08:

Prishtina – Trepça 1:0 (0:0)

Golashënues: Dirton Vokshi 90’

Trajnerë: Afrim Tovërlani – Besnik Kollari

 

Trepça – Prishtina 0:0

Trajnerë: Nazmi Rama – Afrim Tovërlani

 

. . .

 

2008/09:

Prishtina – Trepça 2:1 (1:0)

Golat: Ardian Kozhani 34’, Visar Berisha 90+’ – Alban Dragusha 48’

Trajnerë: Afrim Tovërlani – Gani Sejdiu

 

Trepça – Prishtina 3:0 (1:0)

Golat: Sheremet Jusufi 45’, 89’, Visar Shkupolli 68’

Trajnerë: Gani Sejdiu – Afrim Tovërlani

 

. . .

 

2009/10:

Prishtina – Trepça 1:2 (1:1)

Golat: Astrit Fazliu 23’ – Elvis Osmani 45’, Bardhyl Kaçiu 86’

Trajnerë: Besnik Kollari – Gani Sejdiu

 

Trepça – Prishtina 0:0

Trajnerë: Hysni Maxhuni – Skënder Shengyli

 

Prishtina – Trepça 1:0 (0:0)

Golashënues: Faton Zejnullahu 69’

Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Gani Sejdiu

 

. . .

 

2010/11:

Prishtina – Trepça 3:1 (3:0)

Golat: Azem Ahmeti 15’, Genc Sermaxhaj 29’, Suad Saliagiq 44’ – Afrim Mziju 85’

Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Nazmi Rama

 

Trepça – Prishtina 1:1 (0:0)

Golat: Visar Shkupolli 85’ – Ardian Kozhani 74’

Trajnerë: Nazmi Rama – Ramiz Krasniqi

 

Trepça – Prishtina 1:0 (1:0)

Golashënues: Bardhyl Kaçiu 45’

Trajnerë: Fidaim Haxhiu – Ramiz Krasniqi

 

. . .

 

2011/12:

Prishtina – Trepça 4:1 (2:0)

Golat: Azem Ahmeti 24’, 29’, Mentor Mazrekaj 67’, 81’ – Bashkim Shala 64’

Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Fidaim Haxhiu

 

Trepça – Prishtina 0:0

Trajnerë: Fidaim Haxhiu – Ramiz Krasniqi

 

Prishtina – Trepça 0:0

Trajnerë: Wolfang Jerat – Fidaim Haxhiu

 

. . .

 

Prishtina – Trepça 2:1 (0:0)

Golat: Florim Bërbatovci 62’, 76’ – Erdin Hashani 49’

Trajnerë: Ejup Mehmeti – Shefqet Kurti

 

Trepça – Prishtina 2:1 (1:1)

Golat: Visar Shkupolli 42’ Shpëtim Babaj 76’ – Liridon Latifi 18’

Trajnerë: Fidaim Haxhiu – Afrim Tovërlani

 

Trepça – Prishtina 0:0

Trajnerë: Fidaim Haxhiu – Afrim Tovërlani

 

Avni Durmishi @Çdo riprodhim i statistikave pa cituar burimin e informatës është i dënueshëm.