- Triumf edhe në Prizren
- Prishtina, lidere e Superligës
- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Arkivi Lajmeve

Sadiku përforcon Prishtinën

Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Edmond Rugova njoftoi se kanë transferuar portierin Burim Sadiku nga Kosova e Vushtrrisë.
Prishtinë, 18 shkurt – Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Edmond Rugova ka bërë të ditur se klubi është përforcuar me portierin e Kosovës së Vushtrrisë, Burim Sadiku. Rugova ka pohuar se me Sadikun kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare.
“Kemi arritur marrëveshje me zyrtarët e Kosovës së Vushtrrisë, por edhe me Burim Sadikun, me të cilin kemi nënshkruar kontratë dyvjeçare. Sadiku tani është pjesë e FC Prishtinës, i cili bashkë me ekipin ka udhëtuar drejt Ulqinit për ta zhvilluar një fazë përgatitore deri më 28 shkurt”, tha Rugova.
Ndërsa Sadiku është shprehur i lumtur me transferimin te kampioni aktual i Kosovës në futboll.
“Jam i kënaqur me kushtet, të cilat m’i ka ofruar klubi dhe kam nënshkruar kontratë dyvjeçare. Besoj se do ta dëshmoj veten në një klub të madh siç është Prishtina”, deklaroi Sadiku.




shtypi
