- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Prishtina - Gjilani 1:0
- Vëllaznimi 2 - 1 Prishtina
- Arkivi Lajmeve

Prishtina eliminohet nga Kupa

FC Prishtina është eliminuar nga Liria në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, pas ekzekutimit të penalltive.
Prizren, 18 nëntor – FC Prishtina u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi në Prizren u mposht nga Liria pas ekzekutimit të penalltive . Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues 2:2.
Në fakt, prishtinasit të parët kaluan në epërsi me golin e Astrit Fazliut në minutën e 11-të të takimit. Rafet Mullallari barazoi rezultatin në minutën e 27-të. Ndërsa bardhekaltrit sërish ishin në përparësi me golin e Agron Skerajt, në minutën e 75-të. Por, kur po zhvillohej minuta e 83-të, Fitim Krusha barazoi gjithçka. Në dy vazhdimet nga 15 minuta, nuk pati gola dhe fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Më me fat u tregua Liria që shënoi 6 herë, ndërsa Prishtina vetëm 5 herë.
Për Prishtinën realizuan Sermaxhaj, Llumnica, Limani, Dajaku dhe Krasniqi ndërsa nuk arritën të shënojnë Maliqi e Ibrahimi.




shtypi
