- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Prishtina - Gjilani 1:0
- Vëllaznimi 2 - 1 Prishtina
- Arkivi Lajmeve

Prishtina – Ferizaji 2:1

Prishtina mposhti Ferizajin, 2:1, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Prishtinë, 28 tetor – Në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina mposhti Ferizajin, me rezultat 2:1.
Pas një ore lojë vendasit kaluan në epërsi, pasi Genc Sermaxhaj goditi nga një distancë prej 25 metra ndërsa topin e devijoi futbollisti ferizajas Shpend Gashi, duke shënuar autogol.
Tetë minuta më vonë lojë, sërish Sermaxhaj harkoi një top të mirë, të cilin Alievski me kokë e dërgoi në portën e mysafirëve, për epërsinë 2:0 të Prishtinës.
E tëra që arritën të bëjnë futbollistët e Ferizajit, ishte goli nga penalltia, të cilin e realizoi Lubishtani, kur kishte mbetur edhe një minutë deri në fund të takimit.
Sipas trajnerit të Prishtinës, Skender Shengyli, futbollistët e tij ishin më superiorë se kundërshtarët e tyre sidomos në pjesën e parë, por rastet e krijuara nuk arritën t’i konkretizojnë. Megjithatë ai është shprehur i lumtur me fitoren.
“Në pjesën e dytë arritëm të shënojmë dy gola edhe pse patëm një mori raste. Ndërsa penalltia në minutën e fundit ishte e panevojshme, pasi mbrojtësi ynë bëri një ndërhyrje të pafalshme, duke tërhequr për fanellën pa nevojë futbollistin rival. Ky gol na e prishi edhe serinë e mos pësimit të golave në pesë ndeshjet e fundit”, tha pas ndeshjes Shengyli.
Pas 15 xhirove, Prishtina zë vendin e shtatë në Superligë, me gjithsej 21 pikë.
Në xhiron e 16-të, Prishtina do të jetë mysafire e KEK-ut.




shtypi
